Interi bëhet gati për Europa League, Conte ka studiuar Getafen

Interi bëhet gati për Europa League, Conte ka studiuar Getafen

20:00, 04/08/2020

Gati për t’u rinisur, pas dy ditësh që kanë trazuar botën e Interit. Këtë të mërkurë, në Gelsenkirschen, është sfida e 1/8 të Europa League në një takim të vetëm kundër Getafes.

Ndeshje “knock-out”-i ku kalon ose jo, zikaltrit nuk kanë zgjedhje.

Ashtu si Antonio Conte, që rikthehet para kamerave pas shfryrjes së të shtunës së kaluar, kundër drejtuesve të Interit.

Trajneri nuk preferoi të përqendrohej te polemikat, pasi një telefonatë me Zhang ka shërbyer për t’u sqaruar.

Tani mendja te rikthimi në fushë, ku luhen të gjitha shanset në Europë.

Ndiejmë presionin e duhur, të njëjtin që kishim për të përfunduar në mënyrën më të mirë kampionatin, pavarësisht se e fitoi dikush tjetër. Tri ndeshjet e fundit, me Genoan, Napolin dhe Atalantën, kanë demonstruar se kjo skuadër po përmirësohet shumë, ndaj dhe jam shumë i kënaqur. Uroj që ndaj Getafes të bëjmë një tjetër hap përpara, përtej rezultatit, për të vazhduar progresin. Getafen e kemi studiuar, kemi parë që edhe kundër skuadrave të mëdha të La Ligas i ka bërë kundërshtarët të vuajnë për të marrë rezultat të ngushtë. Kanë dy sulmues të fortë, të strukturuar që e ndihmojnë skuadrën. E dimë që do të jetë e vështirë”, deklaroi tekniku i zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco