Ndahen çmimet në Serie A/ Ja kush shpallet futbollisti më i mirë i sezonit

Ndahen çmimet në Serie A/ Ja kush shpallet futbollisti më i mirë i sezonit

18:48, 04/08/2020

Paulo Dybala ka fituar titullin e futbollistit më të mirë të sezonit 2019-2020, i akorduar nga Seria A. 

Çmimin e portierit më të mirë e ka marrë Wojciech Szczesny (Juventus), mbrojtësi më i mirë është shpallur Stefan de Vrij (Inter), ndërsa Alejandro Gomez (Atalanta) është “mbreti” i mesfushorëve.

Ciro Immobile (Lazio), sikurse pritej, është vlerësuar si sulmuesi më i mirë.

Mes futbollistëve të rinj, më i mirë është konsideruar Dejan Kulusevski.

Fituesve do t’u dorëzohet trofeu në fushën e blertë kur të nisë sezoni i ri i Serisë A.

Klasifikimi përfundimtar është hartuar duke u bazuar te statistikat e “Stats Perform” me ndihmën e të dhënave të regjistruara nga “Netco Sports”.

Për përllogaritjen përfundimtare janë analizuar të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Serinë A, Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Çmimet:

Portieri më i mirë: Wojciech Szczesny (Juventus)

Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter)

Mesfushori më i mirë: Alejandro Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio)

Futbollisti i ri më i mirë: Dejan Kulusevski (Parma)

Më i mirë absolut: Paulo Dybala (Juventus)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco