Zyrtare: Greca e mbyll me Laçin, kthehet të luaj në Superligën e Kosovës

Zyrtare: Greca e mbyll me Laçin, kthehet të luaj në Superligën e Kosovës

15:44, 04/08/2020

Bedri Greca rikthehet të luaj në Superligën e Kosovës. Pas aventurës 6 mujore te skuadra e Laçit, ish-lojtari i Tiranës ka vendosur të mbyll bashkëpunimin me  kurbinasit, për tu kthyer sërish në Kosovë, ku do të luajë me Feronikelin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi dardan në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KF FERONIKELIT:

Pas një periudhe të kaluar te SC Gjilani, Bedri Greca është rikthyer përsëri në Superligën e Kosovës. Greca i është bashkuar FC Feronikelit nga Klubi i Futbollit Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhenë shtytje sulmit të skuadrës tanë.

Pozita natyrale e tij është si anësor sulmi, përkatësisht anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues por edhe anësor i majtë. I përshtatshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tre pozitat e sulmit.

Image

Bedri Greca është i lindur më 23 tetor 1990, në Tiranë, i gjatë 1,93 dhe këmba e tij e preferuar është e djathta. I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin ofensiv.

Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra si: KF Flamurtari, KF Kukësi, KF Tirana. Ai kishte një aventurë tjetër në Kosovë para ardhjes te FC Feronikeli, ku gjatë vitit 2019 ju bashkua SC Gjilanit.

Greca është prezantuar sot në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendës Presidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Berisha. FC Feronikeli do të ketë edhe prurje të reja gjatë ditës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco