Ronaldinho dhe vëllai i tij mund të lirohen brenda muajit

Ronaldinho dhe vëllai i tij mund të lirohen brenda muajit

20:39, 03/08/2020

Ronaldinho u arrestua në ditët e para të marsit në kryeqytetin e Paraguait, pasi tentoi të hynte me pasaportë false.

Ylli brazilian dhe i vëllai i tij kaluan disa kohë në burg para se të paguanin garancinë dhe të transferoheshin në një hotel.

Por së fundmi duket se ka lajme të mira për Ronaldinhon.

Avokatët e brazilianit po negociojnë për të marrë lirinë për dy personat, kjo për shkak se nuk po gjenden shkelje të tjera përveç falsifikimit të pasaportave.

Raportohet se brenda muajit gusht, Ronaldinho dhe i vëllai i tij pritet të marrin lirinë.

Por nëse dy vëllezërit gjenden fajtorë me akuzat e tjera mund të përfundojnë në burg për 5 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco