Kumbulla shkëlqeu në sezonin e parë në Serie A: Më duket një ëndërr

Kumbulla shkëlqeu në sezonin e parë në Serie A: Më duket një ëndërr

18:23, 03/08/2020

Marash Kumbulla bëri një super sezon me Veronën në debutimin e tij në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar ia ka dalë që nga një futbollist i panjohur të shndërrohet në dëshirën e shumë klubeve të mëdha italiane, por jo vetëm.

Kumbulla me përfundimin e kampionatit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon krenarinë për atë që ka bërë në fushë dhe i duket si një ëndërr sezoni që sapo mbylli me Veronën.

“Nëse ndalem një moment të mendoj për sezonin që sapo u mbyll, më duket një ëndërr, duke filluar nga ajo datë 25 gusht, data e debutimit në Serinë A që nuk do ta harroj kurrë. Ashtu si nuk mund të harroj me siguri 5 tetorin dhe gëzimin e golit të parë.

Sfidat kundër të mëdhenjve të kampionatit tonë, fitoren ndaj skuadrës kampione të Italisë, udhëtimin e një grupi të jashtëzakonshëm që ka merituar çdo pikë dhe çdo kënaqësi në një kampionat për të cilin thjesht duhet të jemi krenarë”, shkruan Marash Kumbulla në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco