Tërhiqet nga futbolli ish-sulmuesi i Bayern Munich

Tërhiqet nga futbolli ish-sulmuesi i Bayern Munich

13:52, 03/08/2020

Sandro Wagner tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare. Vendimi i papritur i ish-sulmuesit të Bayern Munich i ka habitur të gjithë. Pasi e nisi karrierën te të rinjtë e klubit bavarez në vitin 2008, Wagner debutoi në skuadrën e parë.

Por për shkak të mungesës së hapësirave ai u huazua në disa skuadra të ndryshme gjermane. Por pasi spikati me fanellat e Hertha Berlin, Darmstadt dhe mbi të gjitha Hoffenheim në janar të vitit 2018 ai u ble nga Bayerni, dhe si zëvendës i Lewandowskit në 1 vit me bavarezët realizoi 10 gola në 30 ndeshje.

Në fillim të vitit 2019 Wagner u transferua në kampionatin kinez te Tianjin Teda, skuadër me të cilën shënoi dhe 12 gola në 26 ndeshje të kampionatit kinez, por në mënyrë të papritur pasi mbylli aventurën në Kinë u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare, ndoshta Wagner do ketë pasur arsyet e tij!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco