Manchester United cakton çmimin e Alexis Sanchez

Manchester United cakton çmimin e Alexis Sanchez

10:58, 03/08/2020

Parashikohet që Manchester United të bëjë disa goditje të mëdha në merkaton  e ardhshme, si prsh blerja e Jadon Sancho. Mirëpo, për të përballuar koston e blerjes së lojtarëve të kërkuar në merkato nevojitet shitja e disa prej futbollistëve aktual të “Djajve”. Dhe nje prej tyre është, Alexis Sanchez, e cili është huazuar  tek Inter.  Zikaltërit kanë shprehur dëshirën për të mbajtur kilienin për sezonin e ardhshëm. Për ta bërë të tyrin Sanchezin, klubit Lombard u duhet të derdhin në arkat e United 17 milionë euro, raporton “Express”.

Çmimi i kartonit për ish-futbollistin e Barçës nuk është problem për Interin. E vetmja pengesë për zikaltërit është paga e lartë e 31-vjeçarit, i cili fiton 620,000 mijë euro në javë.

Në qoftë se Inter dhe Sanchez bien dakord për të ulur pagën, me shumë mundësi ky i fundit do të veshë fanellën e zikaltër edhe për sezonin e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco