FIFA reagon pas akuzave për korrupsion

FIFA reagon pas akuzave për korrupsion

07:55, 03/08/2020

Hetuesi nga Zvicra, Stefan Keller kishte filluar në këtë javë disa hetime ndaj Giani Inafantinos, pasi dyshohet se është i përfshirë në një korrupsion.

Ky hetim ishte zbuluar këtë të enjte, derisa FIFA është detyruar të reagojë në lidhje me këtë gjë, duke thënë se asgjë kriminale apo dyshuese nuk ka ndodhur.

“Nuk ka asgjë kriminale apo diçka të tillë me hetimet e fundit në FIFA. Të gjithë hetuesit janë të hapur që të kenë dyshime, mirëpo nuk ka diçka të bazuar”, thuhet në reagimin e shtëpisë së futbollit botëror.

Keller beson se në hetimet e tij ka gjetur mjaftë të dhëna se është duke u zhvilluar korrupsioni si në kohën e Sepp Blatter e Michel Platini.

Në rast se konfirmohen gjetjet në hetime e zviceranit, atëherë Infantino mund të dënohet me burg dhe suspendim të përjetshëm nga futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco