Zbulohet kontrata faraonike që Real Madridi kishte përgatitur për Levandovksin, por...

Zbulohet kontrata faraonike që Real Madridi kishte përgatitur për Levandovksin, por...

21:13, 02/08/2020

Janë publikuar detaje nga kontrata që Real Madrid ishte gati t’i  ofronte Robert Levandovskit kohë më përpara.

Kontrata daton në dhjetor të vitit 2013 dhe përfshin informacione si rroga e lojtarit, bonuset dhe kohëzgjatja e saj.

Kur kontrata po përgatitej nga drejtuesit e Real Madridit, Levandovski kishte arritur marrëveshje personale me Bayern Munchen.

Kontrata u zbulua nga mediat polake dhe tregojnë se Levandovski do përfitonte një rrogë prej 9.6 milionë euro në sezon deri në vitin 2020.

Kontrata që ishte gati për sulmuesin polak përfshinte edhe bonuse që arrinin deri në 10 milionë euro.

Në kontratë kishte edhe disa gjëra të ndaluara për Levandovskin siç ishte drejtimi i motorit, skitë, drejtimi i motorit të ujit apo edhe ngjitja nëpër male.

Gjithsesi Levandovski nuk e nënshkroi kurrë këtë kontratë pasi preferoi një kalim te skuadra e Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco