Fitoi ‘Këpucën e Artë’, bëhet gati super oferta për Ciro Immobile

Fitoi ‘Këpucën e Artë’, bëhet gati super oferta për Ciro Immobile

16:29, 02/08/2020

Lazio nuk besohet se do të lejojë largimin e “bomberit” më të mirë të sezonit 2019-2020, Ciro Immobiles.

Teksa dje shënoi golin e 36-të sezonal në Serinë A, në Itali raportohet se president i klubit bardhekalër, Claudio Lotito, është gati t’i ofrojë “Këpucës së Artë” së këtij sezoni një kontratë të re, ku Immobile do të paguhet 3.5 milionë euro si dhe do të shpërblehet me bonus për çdo arritje të realizuar gjatë sezonit.

Immobile kërkohet nga shumë klube të huaja, ku Manchester United ka shprehur hapur dëshirën për të blerë italianin.

Ai arriti të thyejë dominimin Ronaldo-Messi për “Këpucën e Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco