VIDEO/ Sherr midis Gattuso-s dhe pankinës së Lazios: Terrone? Hajde ma thuaj në sy po ta mbajti!

VIDEO/ Sherr midis Gattuso-s dhe pankinës së Lazios: Terrone? Hajde ma thuaj në sy po ta mbajti!

10:40, 02/08/2020

Napoli e mbylli kampionatin italian me fitore. Të kaltrit mposhtën Lazion në shtëpi me rezultatin 3-1. Mirëpo edhe pse ndeshja nuk pati tensione, në fund të saj u regjistrua një episod ku protagonist ishte Gennaro Gattuso dhe ndihmësi i Simone Inzaghit. Ky i fundit  gaboi duke ofenduar trajnerin e Napolit. Dhe Gattuso, i njohur për karakterin gjaknxehtë, nuk u përmbajt.

“Unë ‘terrone‘? (emërtim që pjesa veriore e Italisë përdor kundër atyre nga jugu, sigurisht me sens negativ dhe për t’i ofenduar), hajde ma thuaj në sy po ta mbajti!“, po ulërinte Gattuso, teksa i vetmi që tentoi për ta qetësuar ishte Igli Tare.

Drejtori sportiv i Lazio ndërhyri duke shmangur një sherr të madh, ia doli të evitojë përplasjen dhe qetësoi Gattuson, duke e nxjerrë jashtë fushave të blerta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco