Superiore – Play-out / Vllaznia kërkesë FSHF-së: Sfida ndaj Besëlidhjes të luhet me tifozë

Superiore – Play-out / Vllaznia kërkesë FSHF-së: Sfida ndaj Besëlidhjes të luhet me tifozë

20:45, 01/08/2020

Ditën e dielë, në orën 19.00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen me të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Besëlidhjes në play out, që do të përcaktoje ekipin që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.

Dhe për këtë arsye klubi shkodran i është drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, me një letër publike, ku i kërkon që kjo ndeshje të luhet në praninë e tifozëve, por vetëm pas portave.

Më herët FSHF i drejtojë një letër instancave shtetërore ku i kërkonte që finalja e Kupës së Shqipërisë midis Tiranës dhe Teutës të luhej në praninë e tifozëve. Dhe Vllaznia, duke e ditur që ndeshja e tyre ndaj lezhianëve ka një rëndësi të veçantë, ka kërkuar nga federata që në këtë kërkesë drejtuar instancave të përfishihej dhe sfida e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco