`Macja e zezë`/ Meta dekoron legjendën e portës së `Patizanit`, Suljman Maliqatin

`Macja e zezë`/ Meta dekoron legjendën e portës së `Patizanit`, Suljman Maliqatin

14:10, 01/08/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me rastin e 92-vjetorit të lindjes,  portierin legjendë të ‘Partizanit’ dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati.

Me anë të një ceremonie solemne, Meta i akordoi Maliqatit, Dekoratën ‘Nderi i Kombit’, me motivacionin: ‘Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, legjendë e të gjitha kohëve’.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, miqve, kolegëve dhe personaliteteve të shquara të sportit, Presidenti Meta vuri në dukje se Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar.

‘Urimet më të përzemërta, me jetë të gjatë e shëndet të plotë, i dashur Profesor Maliqati! I fortë gjithmonë, shembull për më të rinjtë! Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, një legjendë e padiskutueshme e të gjitha kohëve, frymëzim dhe shembull për shumë gjenerata sportistësh, të cilët hynë në botën e sportit dhe arritën suksesin, të frymëzuar nga modeli i mjeshtërisë së tij.  Portieri i mirënjohur i ekipit të Partizanit dhe Kombëtares në vitet 1949-1965, është një nga ikonat e gjalla të futbollit shqiptar me një karrierë sportive të nisur me ekipin e Besës së Kavajës.

Profesor Maliqati është thesari i kujtimeve dhe emocioneve aq të paharruara të futbollit shqiptar, që na kujton portierët më të mëdhenj të historisë botërore të sportit. Më mirë se kushdo tjetër, talentin e tij e njihte e vazhdon ta kujtojë çdo lojtar që vinte para portës së tij, pasi ai ishte i pamposhtur dhe triumfues ndaj goditjeve më të pamundura për çdo portier tjetër. Sulejman Maliqati është fitues i 7 titujve kampionë dhe i 4 kupave të Shqipërisë’, tha Meta.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco