Napoli zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit

Napoli zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit

22:59, 31/07/2020

Marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Victor Osimhen është futbollisti më i ri i Napolit. Me një tweet presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentiis i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit nigerian duke mbyllur në këtë mënyrë telenovelën që zgjati gjatë gjithë muajit gusht.

Osimhen vjen nga Lille pas një sezoni shumë pozitiv me skuadrën franceze.

Kartoni i tij i ka kushtuar Napolit 50 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit jugor ndërkohë që 21-vjeçari ka firmosur për 5 vite me Napolin me një pagë të lartë që varion nga 4 deri në 5,5 milionë euro plus bonuset. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco