Po përgatitet për Championsin, Bayern Munchen fiton miqësoren e parë

Po përgatitet për Championsin, Bayern Munchen fiton miqësoren e parë

20:07, 31/07/2020

Fitore minimale për Bayern Munchen në testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve për Champions League.

Në një nga fushat e qendrës stërvitore të Bayernit, skuadra e Hansi Flick mposhti me rezultatin 1-0 Olympique Marseille.

Thuajse me formacionin më të mirë në fushë, bavarezët shënuan vetëm një gol në pjesën e parë me Serge Gnabry pas një asisti të David Alaba.

Në pjesën e dytë trajneri Flick zëvendësoi të gjithë titullarët, por në këtë fraksion nuk u shënua më asnjë gol pavarësisht dominimit të Bayernit.

Ndërkohë për skuadrën e Andre Villas-Boas kjo humbje minimale ndaj një superfuqie si Bayerni mund të konsiderohet si një rezultat pozitiv. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco