Aurier gjen forcat pas vdekjes së vëllait, luan titullar ndaj Newcastle

Aurier gjen forcat pas vdekjes së vëllait, luan titullar ndaj Newcastle

19:25, 15/07/2020

Pas vdekjes tragjike të vëllait të tij, Christopher, dy ditë më parë, ishte menduar që futbollisti i Tottenham, Serge Aurier nuk do të luante në ndeshjen e sotme ndaj Newcastle.

Mirëpo, mbrojtësi 27 vjeçar ka gjetur forcat dhe ka vendosur që të luaj që nga minuta e parë në këtë sfidë.

Image

“Ne do ta mbështesnim gjithmonë në vendimet që merr. Çdo person ka mënyra të ndryshme për t'u përballur me tragjedi si kjo. Serge kërkoi të luante. Nesër ai do të udhëtojë në drejtim të Francës për të parë nënën e tij", tha trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho.

Christopher Aurier u qëllua me armë  mëngjesin e të hënës në Tuluzë të Francës. Ai ishte transportuar menjëherë në spital, por plaga e marrë në stomak rezultoi fatale për të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco