Kupa e Shqipërisë/ Tirana finalistja e parë, eliminon Bylisin

Kupa e Shqipërisë/ Tirana finalistja e parë, eliminon Bylisin

19:35, 15/07/2020

Tirana është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë e Emanuel Egbosë përmbysin Bylisin në sfidën e kthimit, duke i mposhtur me rezultatin 2-0, falë golave të Muçit dhe Hoxhallarit.

Takimi i parë ishte mbyllur 2-1 në favor të ballshiotëve, por kryeqytetasit me dy golat e shënuar që në pjesëne  parë prenë biletën e finales.

Tirana do të presë tani me qetësi, skuadrën finaliste e cila do të dalë nga çifti mes Teutës dhe Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco