Egbo: Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan pas ndeshjes së parë

Egbo: Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan pas ndeshjes së parë

19:44, 15/07/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas kualifikimit të bardhebluve në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Bylisin në gjysmëfinale me rezultatin 2-0.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i 24 herë kampionëve të vendit, u shpreh se me këtë kualifikim iu mbylli gojën të gjithë atyre që i sulmuan.

“Mendoj që me kualifikimin e sotëm, kemi arritur ta bindëm ata që thoshin që e ka lënë Tirana. Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan mbas ndeshjes së parë.

Bëmë 2 gola në pjesën e parë. E dinim që Bylisi do të tentonte të shënonte një gol. Ishim duke pritur gabimet e kundërshtarëve. Gabuan në disa raste, por nuk arritëm të shënonim golin e tretë.

Sot ka qenë pak freskët. Ishte shumë ndeshje e vështirë. Edhe vapa bën të vetën. Në ndeshjen e parë, ishte një pjesë e parë e mirë, ndërsa në pjesën e dytë, lodhja, vapa dhe gjërat e tjera kanë ndikuar. Ne jemi munduar ta shpjegojmë, por nuk na kanë kuptuar.

Unë nuk kam objektiv personal. Janë objektivat e ekipit që janë vendosur në fillim të sezonit. Edhe Kupa dhe kampionati kanë qenë objektivat e skuadrës. Unë nuk kam objektiva personal.

Ne kemi arritur deri në finale, do të luftojmë për ta fituar Kupën. Jemi një hap larg. Shpresojmë që në ndeshjen e fundit të japim 100% në fushë për të marrë edhe Kupën”, u shpreh Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco