Miqësorja PSG - Waasland-Beveren do të luhet 120 minuta

Miqësorja PSG - Waasland-Beveren do të luhet 120 minuta

19:01, 15/07/2020

Pas fitores me rezultatin e thellë 9-0 në miqësoren ndaj Le Havre-s, Paris Saint-Germain do të sfidojë Waasland-Beveren këtë të premte në “Parc des Princes” Dhe për parizianët kjo do të jetë një ndeshje tepër e veçantë.

Sipas “L'Equipe”, takimi mes kampionëve të francës dhe skuadrës belge do të zgjasë 120 minuta, jo 90 minuta siç ndodh normalisht.

Kështu, trajneri Thomas Tuchel do të jetë në gjendje që të aktivizojë çdo lojtar për 1 orë. "Të Premten, të gjithë do të luajnë për 1 orë. Është mirë. Qëllimi është të arrijmë një formë të mirë para ndeshjes me Saint Etiene , " tha gjermani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco