Klaus Gjasula prezantohet te skuadra e njohur gjermane

Klaus Gjasula prezantohet te skuadra e njohur gjermane

18:26, 15/07/2020

Klaus Gjasula, ka gjetur shumë shpejt skuadër. Ditën e djeshme, Gjasula njoftoi largimin nga Paderborn, ndërsa sot mesfushori i Shqipërisë firmosi me skuadrën e Hamburg.

Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin që është i qartë për vitin e ardhshëm, ngjitja në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër. Kujtojmë se në të kaluarën për Hamburgun ka luajtur edhe një lojtar tjetër siç është Mërgim Mavraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco