Aston Martins synon rikthimin e bujshëm në Formula 1

Aston Martins synon rikthimin e bujshëm në Formula 1

18:00, 15/07/2020

E ardhmja e Sebastian Vettel mund të vendoset në dy javët e ardhshme, pasi sipas mediave gjermane, është kontaktuar nga kompania Aston Martins, që do të rikthehet në Formula 1 sezonin e ardhshëm, duke ndryshuar emrin e Racing Point.

Aktualisht piloti Lance Stroll është i konfirmuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa dyshime ka për Sergio Perez, pasi në kontratën e tij ka një klauzolë largimi që mund të shfrytëzohet brenda datës 31 korrik.

Nëse do të vendoset divorci me Perez, atëherë kompania Aston Martins do të nënshkruajë menjëherë me Vettel, për të provuar një rikthim të bujshëm në Formula 1 dhe për të synuar objektiva madhorë që në sezonin e parë.

Vetë piloti gjerman pak ditë më parë deklaroi se e ardhmja e tij është ende e hapur dhe se në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime.

Vettel ka njoftuar disa ditë më parë divorcin me Ferrarin, pasi palëve u skadon kontrata në fund të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco