Guardiola i përgjigjet Morinhos dhe Klopp: Nëse duan shpjegime, të më telefonojnë!

Guardiola i përgjigjet Morinhos dhe Klopp: Nëse duan shpjegime, të më telefonojnë!

17:49, 15/07/2020

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka marrë në mbrojtje ekipin e tij, pas deklaratave të Jose Mourinhos dhe Jurgen Klopp, të cilët dolën hapur kundër vendimit të CAS për të anuluar ndëshkimin me 2 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane për “Qytetarët”.

Guardiola, në një konference virtuale për shtyp, është shprehur se klubet e mëdha po grumbullohen kundër ekipit të tij për të dëmtuar reputacionin e tyre.

" Jose dhe Jurgen kanë mendimin e tyre, por unë u them që kjo ishte një ditë e mirë për futbollin, një ditë shumë të mirë. Jose dhe menaxherët e tjerë duhet ta dinë që ne ishim të dëmtuar. Unë e kam thënë shumë herë, nëse kishim bërë diçka të gabuar, ne do ta pranonim vendimin e UEFA-s dhe CAS. Ne nuk presim që klubet e tjera të na mbrojnë, por ne kemi të drejtë të mbrohemi kur besojmë se ajo çfarë kemi bërë është e drejtë - dhe tre gjyqtarë të pavarur e thanë këtë. Por nëse ata duan shpjegime, mund të më telefonojnë. Të gjitha thashethemet se ne gënjenim apo mashtronim nuk ishin të vërteta. Kur u vërtetua si duhet, ishim tepër të lumtur, sepse mund të mbrojmë përsëri atë që kemi bërë në fushë," tha Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco