Klaus Gjasula kryen testet mjekësore te skuadra e njohur gjermane

Klaus Gjasula kryen testet mjekësore te skuadra e njohur gjermane

17:19, 15/07/2020

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka gjetur shumë shpejt skuadër.

Ish-lojtari i Padërbornit ka arritur akordin me klubin e Hamburgut, që militon në Bundesligën 2.

Sipas “SPORT1”, 30-vjeçari mund të transferohet me parametër zero tek skuadra e njohur gjermane, pasi nuk rinovoi kontratën me Padërbornin, që ra nga elita e futbollit gjerman.

Gjasat janë që Gjasula të firmosë për dy vite me Hamburgun dhe është gati të ndihmojë ekipin në ngjitjen drejt Bundesligës.

Ndërkohë së fundmi “Bild.de”, raporton se mesfushori shqiptar, zbarkoi ditën e djeshme në Aeroportin e Hamburgut rreth orës 10 pasdite dhe përfundoi testet mjekësore sot në orën 8 të mëngjesit. 

Për sa i përket sezonit që sapo lamë pas, Hamburgu u rendit në vendin e 4-t, me 1 pikë më pak se Heidenhemi i vendit të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco