FIFA lejon 5 zëvendësime për sezonin e ri 2020-2021

FIFA lejon 5 zëvendësime për sezonin e ri 2020-2021

16:58, 15/07/2020

Për kampionatet që rifilluan, pas ndërprerjes së detyruar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, FIFA dhe Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) kishin autorizuar ekipet të bënin pesë zëvendësime në vend të tre zakonshme.

Një masë që synonte të ruante gjendjen fizike të lojtarëve, të cilët ishin të  detyruar ti  luanin ndeshjet e mbetura në një periudhë mjaft të shkurtër kohore.

Sot, organi drejtues i futbollit botëror ka njoftuar se kjo masë mund të zbatohet edhe gjatë gjithë sezonit 2020/2021.

Tashmë, është në dorën e secilës federatë për të vendosur nëse do të pranojnë në ligat e tyre rregullin e pesë zëvendësimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco