Kërkohej nga Reali dhe Barça, spanjolli mund ta vijojë karrierën te italianët

Kërkohej nga Reali dhe Barça, spanjolli mund ta vijojë karrierën te italianët

19:09, 14/07/2020

Kohët e fundit, është folur shumë për Fabian Ruiz në mediat spanjolle. Mesfushori 24-vjeçar lidhet me një rikthim në La Liga, me Real Madrid dhe Barcelonën që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Por nëse i besojmë informacioneve të të përditshmes “AS”, kthimi në vendlindje nuk do të ndodhë këtë verë.

Dhe arsyeja është sepse dy klubet më të mëdha në Spanjë e kanë të pamundur  blerjen e tij këtë verë, për arsye financiare.

Gjithashtu pengesë për Barçën dhe Realin , eshtë edhe klubi italian, pasi këta të fundit po diskutojnë me menaxherët e lojtarit për një zgjatje të kontratës (kontrata aktuale skadon në vitin 2023).

Me zgjatjen e kontratës, Ruiz do të bëhet lojtari i dytë më i paguar te Napoli, pas Koulibaly.

Pika që kanë ngecur bisedimet është ajo e klauzolës së lëshimit të lojtarit. “ Të kaltrit” dëshirojnë t’ia vendosin 100 milion euro, ndërsa nga ana tjetër agjentët e lojtarit nuk bien dakord me këtë, pasi nuk u shkon përshtat interesave të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco