Javën e kaluar qarkulloj një video në rrjetet sociale, ku shihet se si disa “security” e largojnë futbollistin, Erling Haaland nga një klub i natës në Norvegji.
Arsyen se përse është larguar nga klubi i natës e ka zbuluar Kristofer Naesheimm përgjegjës për sigurinë e atij klubi të natës.
“Haland nuk ishte i dehur. Ai ishte shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues për situatën pasi bëmë një bisedë jashtë”, u shprehë ai për “Bild”.
“Për shkak të situatës nga Koronavirusi, personeli ishte i shqetësuar nga turma që filloi të mblidhej rreth Haalandit dhe për këtë arsye i kërkuam atij të largohej”, tha Naesheim.
Haaland just got kicked out of the club in Norway???? pic.twitter.com/AKI4IwrGJS
— Nikolai (@NRypdal) July 11, 2020
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: