Besnik Hasi: Tek Olimpiakos ndikoi prejardhja ime

Besnik Hasi: Tek Olimpiakos ndikoi prejardhja ime

20:31, 13/07/2020

Ish-futbollisti i Kombëtares, Besnik Hasi, prej disa vitesh është në rolin e trajnerit teksa ka ditur të shkëlqej në këtë detyrë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka menaxhuar klube të mëdha si Olimpiakos, Legia Varshavës.

Tashmë, Hasi është në detyrë në Arabinë Saudite, Al Raed. Ndërsa, në një intervistë për RTK, 48-vjeçari ka folur për karrierën e tij, teksa thekson se Olimpiakos nuk i dha kohën e mjaftueshme për shkak të prejardhjes.

“Po ta kisha emrin portugez do të isha ende tek Olimpiakos, por ata nuk ma dhanë kohën e mjaftueshme për t’u konfirmuar për shkak të prejardhjes sime”, tha Hasi.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare e drejtoi Olimpiakosin në vitin 2017, teksa pasi u shkarkua, fitoi gjyqin me klubin grek për t’u dëmshpërblyer.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco