FOTO/ Presidenti Meta uron De Biasin për detyrën: Tani me Azerbajxhanin kemi dhe një lidhje të re

FOTO/ Presidenti Meta uron De Biasin për detyrën: Tani me Azerbajxhanin kemi dhe një lidhje të re

18:10, 13/07/2020

Ish-trajneri i Kombëtares sonë të futbollit, Gianni De Biasi, do të drejtojë Azerbajxhanin.

Për detyrën e re, tekniku italian ka marrë një urim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares së tyre, Gianni De Biasi.

U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese. Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!”, shkruan Presidenti Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco