Batha: Presioni sa vjen e rritet, pika e marrë sot ishte si një fitore

Batha: Presioni sa vjen e rritet, pika e marrë sot ishte si një fitore

23:40, 10/07/2020

Pas mungesës për shkak pezullimi në përballjen me Kukësin, Batha u rikthye në formacionin e Tiranës për derbin ndaj Partizanit dhe dha kontributin e tij që bardheblutë të merrnin një pikë shumë me vlerë sonte.

Në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, mesfushori i njohur pranoi se presioni sa vjen e rritet te bardheblutë, por mohoi se skuadra ka rënë fizikisht. Sa i përket ndeshjes sot, Batha e vlerësoi si një fitore, atë pikë të marrë ndaj Partizanit.

Çfarë ka ndodhur me Tiranën javët e fundit, që nuk po shprehet ashtu si duhet?
Ekipi është futur në një ngërç psikologjik, duke qenë edhe presioni i titullit kampion. Sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më shumë rritet presioni. Nuk ka rëndësi që të luajmë bukur dhe të kënaqim sytë e njerëzve, por të marrim rezultatet dhe të arrijmë objektivin. Mendoj se 1 pikë e marrë sot, ishte si një fitore. Me pikë të barabarta Kukësi është i avantazhuar, ndaj tani luhet me laps me letër. Mendoj se jemi drejt titullit, në rrugën e duhur.

Mos ndoshta ka rënë fizikisht skuadra?
Të jem i sinqertë nuk e di si duket nga jashtë, por për mua personalisht ekipi nuk u duk i lodhur. Ne e dominuam ndeshjen dhe ishim në kontroll të topit. E mbajtëm Partizanin në gjysmëfushën e vetë. Nuk ka asnjë problem, pasi jemi të ndërgjegjshëm për forcën që kemi. Eksperienca e shumë lojtarëve që nuk e kanë provuar shijen e titullit, e bën këtë situatë që të duket kështu.

Duke luajtur gjithonë me të njëjtët lojatrë, duket se edhe loja e tiranës është bërë e lexueshme për kundërshtarët…
Nuk mendoj se është bërë e lexueshme loja e Tiranës. Është fund kampionati dhe pas periudhës së gjatë pushimi, mendoj se është normale që lojtarët të mos shprehen aq mirë. Është normale që lodhja bën të vetën. Mos prisni që ekipi të luajë njësoj si në mes dhe në fund të kampionatit. T’i marrim ndeshjet edhe me lojë të shëmtuar, thjesht na duhen pikët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco