‘Paqe’ në derbin e kryeqytetit, Tirana merr ‘pikën e artë’ për titull

‘Paqe’ në derbin e kryeqytetit, Tirana merr ‘pikën e artë’ për titull

22:44, 10/07/2020

Ka “paqe” në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Një barazim 1-1 që në fund buzëqesh Tirana falë golit në minutën e 92’ nga Ernest Muçi i cila duket se ka “shijen” e titullit kampion.

Një barazim si fitore për bardheblutë. Partizani zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u futi drithërimat bardhebluve me golin e Melos, por Tirana ia doli të shënonte një gol në minutën e dytë shtesë me Muçin.

Barazimi për të kuqtë nuk vlen edhe aq shumë, pasi synojnë Europën. Pas kësaj fitore, Tirana mban vendin e parë me 66 pikë të grumbulluara, +4 më shumë se ndjekësit e Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco