Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në çerekfinale

Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në çerekfinale

12:25, 10/07/2020

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League, shkruan Syri.net.

Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale; Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG.

Pritet të luhen takimet e kthimit, për t’u përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut.  

Takimet e kthimit janë: Bayern Munchen-Chelsea, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.

Megjithatë, edhe pse ende nuk janë vendosur emrat e 8 ekipeve, shorti ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste, që janë si më poshtë:

Manchester City ose Real Madrid - Juventus ose Lyon

Leipzig - Atletico Madrid

Barcelona ose Napoli - Bayern Munchen ose Chelsea

Atalanta - PSG

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco