Partizani: Tre lojtarë tanë rezultuan të infektuar, nuk do të jenë në ndeshjen e radhës

Partizani: Tre lojtarë tanë rezultuan të infektuar, nuk do të jenë në ndeshjen e radhës

08:09, 10/07/2020

Klubi i futbollit “Partizani” njoftoi zyrtarisht se tre lojtarë të tij rezultuan të infektuar pas testimeve që u kryen dje.

Në njoftim thuhet:

"FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Instituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco