Verona-Inter, Juric-Conte përplasen midis tyre: ja çfarë i thanë trajnerët njëri-tjetrit

Verona-Inter, Juric-Conte përplasen midis tyre: ja çfarë i thanë trajnerët njëri-tjetrit

22:57, 09/07/2020

Tensione të shumta kishte në pjesën e parë të ndeshjes mes Veronës dhe Interit, e vlefshme për javën e 31-të në Serie A . Tension ishte jo vetëm në fushë, por edhe në pankinë, me dy trajnerët që patën një zënkë midis tyre, ku nuk munguan edhe ofendimet.

E gjitha kjo ndodhi pas një faulli  të dhënë nga arbitri në favor të Veronës. Lukaku dhe Kumbulla patën një kontakt midis tyre në zonën e veronezëve, por gjyqtari dha faull në favor të mbrojtësit shqiptar.

Conte nuk e priti mirë këtë vendim dhe iu drejtua gjyqtarit duke thënë: “ Çfarë dreqin është kjo?”. Përgjigja e Juric ishte e menjëhershme: " A mund të thotë Conte gjithçka? Le ta tregojë ai gjithçka".

Por tekniku i zikaltërve më pas iu drejtua trajnerit të Veronës duke i thënë: Mos ndërhy... ti hesht. Nuk vonoi dhe përgjigja e Juric që i tha: "Hesht ti. Këtu je në shtëpinë time". U desh ndërhyra e arbitrit të katërt që dy trajnerët të ndaheshin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco