Tensione në Gjilan, policia i hedh spraj në fytyrë Armend Dallkut

Tensione në Gjilan, policia i hedh spraj në fytyrë Armend Dallkut

19:36, 08/07/2020

Prishtina u mposht 2-1 në transfertë përballë Gjilanit dhe tani mund të thuhet se ka dalë nga gara për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur deri në fund të IPKO Superligës së Kosovës.

Megjithatë nuk mungoi tensioni gjatë dhe pas sfidës, pasi klubi kryeqytetas nuk u pajtua me një sërë vendimesh të arbitrit kryesor, por mbi të gjitha me përjashtimin me karton të kuq të portierit Visar Bekaj, dalja e të cilit ndikoi shumë në ecurinë e lojës.

Në përfundim të takimit stafi i Prishtinës me në krye trajnerin Armend Dallku rrethuan trupën e arbitrave për t’u kërkuar llogari, ndërsa diskutimi me tone të ashpra po zgjaste prej disa minutash deri sa ndërhynë edhe forcat e rendit.

Njëri prej këtyre të fundit përdori spraj lotsjellës, të cilin ia hodhi në sy trajnerit të Prishtinës Armend Dallku, për të detyruar këtë të fundit të largohej nga arbitrat, ndërsa për disa minuta tekniku kryeqytetas u pa të ulërinte nga djegia nëpër fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco