VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Milan fiton me përmbysje ndaj Juventusit

VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Milan fiton me përmbysje ndaj Juventusit

23:55, 07/07/2020

Ka qenë një ndeshje mjaft spektakolare ajo ndërmjet Milanit dhe Juventusit.

Pas fitores ndaj Lazios javën e kaluar, kuqezinjtë morën një sukses edhe më spektakolar, 4-2 me përmbysje ndaj torinezëve kryesues.

Në kryesfidën e javës së 31-të të kampionatit italian, pjesa e parë u zhvillua me ritëm të lartë dhe pati raste shënimi nga të dy palët, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Një tablo krejt tjetër u shfaq në pjesën e dytë, me Juventusin që shënoi dy gola shumë të shpejtë, fillimisht me anë të mesfushorit francez Adrien Rabiot e më pas me të zakonshmin Cristiano Ronaldo, duke dhënë idenë se ndeshja ishte mbyllur tashmë.

Por nuk kishin të njëjtin mendim futbollistët e Piolit, që mor?n kontrollin e loj?s dhe arritën të përmbysin gjithçka në vetëm 5 minuta, duke lënë të shtangur ata pak njerëz në “San Siro”, por edhe miliona fansa që ndiqnin ndeshjen nëpërmjet ekranit.

Fillimisht Bonucci ndali me dorë një gjuajtje drejt portës dhe arbitri akordoi penallti me ndihmën e VAR-it, ndërsa Zlatan Ibrahimovic u tregua i ftohtë në ekzekutim dhe shënoi golin që rihapi takimin në minutën e 62-të.

Më pas ishte radha e Franck Kessie që të rikthente baraspeshën në të 65-ën dhe një minutë më vonë portugezi Rafael Leao kompletoi përmbysjen më të shpejtë dhe befasuese në historinë e futbollit.

Juventus u përpoq të reagojë dhe Sarri përdori të gjithë kartat që kishte në pankinë, por ishte sërish Milani që me Rebic dërgojë topin për herë të katërt në rrjetë, duke vulosur një thetër sukses.

Pas këtij takimi Juventusi mbetet në krye të renditjes me 75 pikë, i ndjekur nga Lazio me 68, ndërsa Milani ngjitet në vendin e pestë me 49 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco