Chelsea merr fitore të rëndësishme në transfertë

Chelsea merr fitore të rëndësishme në transfertë

21:33, 07/07/2020

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme 2-3 në transfertë kundër Crystal Palace e vlefshme për javën e 34 në Premier League.

‘Blutë’ e Londrës e nisën mbarë duke shënuar që në minutën e 6’ me anë të Olivier Giroud. Në minutën e 27’, Chelsea shënoi edhe golin e dytë me Christian Pulisic. Vendasit u rikthyen në lojë kur Wilfried Zaha gjeti rrjetën me një super gol në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, me secilën skuadër që arriti të shënonte.

Tammy Abraham në minutën e 71’, riktheu avantazhin prej dy golave për Chelsean, por një minutën më vonë, Christian Benteke shënoi për vendasit, për 2-3.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Crystal Palace pati dy mundësi të mira për të barazuar rezultatin, por ishin të pafat në përpjekjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco