Flick i thotë hapur: Synojmë Champions League!

Flick i thotë hapur: Synojmë Champions League!

16:30, 07/07/2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, kishte nderin të dorëzonte dy trofetë e fituar këtë sezon në muzeun e klubit. Bundesliga dhe DFB Pokal, dy trofe shumë të rëndësishëm, u fituan nga bavarezët në javët e fundit.

Tashmë skuadra e Bayern Munich në mungesë të aktiviteteve futbollistike do të shijojnë disa ditë pushime, përpara se të fillojnë përgatitjet për sezonin e Champions League në muajin gusht. Ndeshjen e parë kundër Chelsea në Stamford Bridge, Bayern e fitoi 0-3 dhe ka hedhur një hap drejt fazës 1/8-ve.

Flick tha për faqen zyrtare të Bayern se synon të arrijë finalen e Champions-it, që do të luhet në Lisbonë: “Ishte nder për mua të dorëzoja këto dy trofe në një muze kaq historik. Tani do pushojmë, për t’u rikthyer dhe për të synuar finalen e Champions League”, tha mes të tjerash strategu gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco