Interi ‘provokon’ Cityn me shkëmbimin Skriniar-Aguero

Interi ‘provokon’ Cityn me shkëmbimin Skriniar-Aguero

15:22, 07/07/2020

Manchester United është i sigurt që do të rifutet në garë për të tentuar blerjen e Milan Skriniar në merkaton e verës, por edhe Manchester City ka nisur ta ketë seriozisht për mbrojtësin sllovak.

Trajneri Pep Guardiola madje ka ideuar në kokën e tij mundësinë për të ndërtuar një dyshe të gjithën “italiane” nga sezoni i ardhshëm, Kalidu Kulibali (Napoli) dhe Milan Skriniar (Inter).

Për këtë të fundit, kërkesa e zikaltërve nuk ndryshon: 80 milionë euro, ose nuk ulen në bisedime me askënd.

Por duke parë këmbënguljen e madhe që po bën Manchester City, nga Milano kanë nisur që të bëjnë disa provokime dhe t’u kërkojnë “Qytetarëve” një shkëmbim, të vetmin që mund ta kënaqte: Skriniar në Angli dhe Sergio “Kun” Aguero në radhët e Interit.

Nëse Pep Guardiola dhe drejtuesit e tij do të ishin dakord që të flisnin për këtë mundësi, Interi do të ishte i gatshëm të bisedonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco