Setien respekton Espanjolin: nuk ka favorit në derbi

Setien respekton Espanjolin: nuk ka favorit në derbi

14:57, 07/07/2020

Barcelonën e pret derbi kundër Espanyol, sfidë që të paktën në letër sheh favorit katalanasit, pasi kundërshtari ndodhet në ditët e saj më të vështira duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim.

Pikërisht për këtë përballje në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku i blaugranave, Quique Setien, u shpreh se në një ndeshje derbi klasifikimi nuk të ndihmon aspak.

“Një ndeshje derbi mbetet një ndeshje derbi. Klasifikimi nuk do të thotë asgjë. Gjithçka zerohet dhe fokusi duhet të jetë maksimal. Rëndësia e këtyre sfidave është e madhe për çdo futbollist. Do të jetë një sfidë plot emocione. E përsëris, klasifikimi nuk na jep të drejtën ta shohin veten si favorit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco