Kosova nesër mëson grupin, kërkon kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve për botëror

Kosova nesër mëson grupin, kërkon kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve për botëror

14:03, 07/07/2020

Rruga drejt kampionatit botëror të hendbollisteve “Spanja 2021”, do të fillojë të mërkurën kur tërhiqet shorti për fazën e parë të kualifikimeve evropiane. Në short është edhe Kombëtarja e Kosovës që synon kalimin në raundin tjetër, njofton Federata e Hendbollit.

Në kombëtaren tonë është rritur ndjeshëm konkurenca në vitet e fundit dhe rrjedhimisht është rritur cilësia. Vendi i parë apo i dytë, që dërgojnë tutje, është synim i Kombëtares tonë. Natyrisht shumë do të varet nga shorti, ndërsa në kualifikime paraqiten kombëtare me nivel serioz dhe nuk do të jetë e lehtë.

Por kualifikimi në fazën tjetër duhet të jetë synimi ynë si pjesë e zhvillimit të mëtejmë.

Shorti tërhiqet prej orës 15:00 në Vjenë. Dhjetë kombëtare, nga dy prej të gjitha pesë grupeve, kalojnë tutje. Do të formohen dy grupe me nga katër ekipe dhe tri grupe me nga tri ekipe.

Ndarja nëpër vazo e kombëtareve është bërë në bazë të ranglistës së kombëtareve të hendbollisteve që ishte e vlefshme për Euro 2020.

Vazoja 1: Austria, Bjellorusia, Sllovakia, Turqia, Maqedonia e Veriut

Vazoja 2: Ukraina, Italia, Zvicra, Islanda, Portugalia

Vazoja 3: Lituania, Ishujt Faroe, Kosova, Izraeli, Finlanda

Vazoja 4: Greqia, Luksemburgu

Të rikujtojmë që kombëtarja jonë është përballur me sukses edhe me kombëtare nga vazoja e parë, ndonëse nuk ka qenë e kompletuar.

Ndeshjet do të luhen në formë turneu në një vend. EHF-ja ka përcaktuar dy termine për këto ndeshje: 27-29 nëntor apo 4-6 dhjetor. Dy të parët në grup kualifikohen për fazën e dytë, ku zhvillohen ndeshje plejofi. Faza e dytë është më 16 e 21 prill 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco