Klopp pëlqen lojtarin e Bayern Munchen, kushton 40 milionë euro

Klopp pëlqen lojtarin e Bayern Munchen, kushton 40 milionë euro

13:38, 07/07/2020

Sipas zërave të merkatos, Thiago Alcantara është shumë pranë transferimit në Premier League te skuadra e Liverpoolit.

Mesfushori nga ana e tij po ushtron presion te Bayern Munchen për t’u bashkuar sa më parë me “The Reds”.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen, në arkat e bavarezëve do të shkojnë jo pak, por 40 milionë euro.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre zërave, trajneri i anglezëve, Jurgen Klopp, nuk dëshiron të konfirmojë tratativat, por as nuk i mohon, duke shprehur vlerësimin e tij për futbollistin.

Tekniku gjerman deklaroi se Thiago Alcantara është një futbollist shumë i mirë dhe se i pëlqen shumë, ashtu siç mund t’i pëlqejnë edhe lojtarë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco