Presidenti i klubit shqiptar konfirmon: Dy lojtarë me Koronavirus, njëri në gjendje të rëndë

Presidenti i klubit shqiptar konfirmon: Dy lojtarë me Koronavirus, njëri në gjendje të rëndë

12:46, 07/07/2020

Është tronditur klubi i Vushtrrisë, ku dy lojtarë kanë shfaqur simptoma të Koronavirusit dhe kanë ngjallur ankth te pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.

Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar, por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”, u shpreh Kajtazi për “Insport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco