Presidenti i Barcelonës siguron tifozët për Lionel Messin

Presidenti i Barcelonës siguron tifozët për Lionel Messin

15:52, 06/07/2020

Pak ditë më parë mediat spanjolle raportuan lajmin e bujshëm se Lionel Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën, që skadon në vitin 2021, për t’u larguar me parametër zero pas një viti.

Por nuk ndan të njëjtin mendim presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili në një intervistë i ka siguruar fansat se Barça nuk do të privohet nga shërbimet e yllit argjentinas.

“Leo e ka thënë pafundësisht se do që ta mbyllë karrierën te Barcelona. Nuk mund të shpjegoj tani çka diskutojmë çdo javë. Tani duhet të jemi të përqendruar në La Liga dhe në Champions League”, u shpreh Bartomeu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco