Rrahmani-Kumbulla, vlerësimi për dyshen shqiptare të Hellas Verona

Rrahmani-Kumbulla, vlerësimi për dyshen shqiptare të Hellas Verona

10:24, 06/07/2020

Në ndeshjen e djeshme të Serisë A, Verona e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit doli e mposhtur nga transferta e Breshias, ku pësoi dy gola nga vendasit.

Dy mbrojtësit shqiptarë u gjendën në vështirësi dhe nuk mundën të shmangnin disfatën, ndërsa kjo është pasqyruar edhe në notat pas ndeshjes nga ana e “Eurosport”.

Rrahmani 5 - “Është ai i cili vuan më shumë në repartin difensiv të Ivan Juric. Në pjesën finale të ndeshjes provon të shtyjë më shumë përpara, por kjo nuk jep shumë efekt në ndeshje”, shkruhej në vlerësimin e “Eurosport” për Rrahmanin.

Kumbulla 5.5 - “Gjithmonë tregohet i gatshëm duke i paraprirë kundërshtarëve, është i vëmendshëm. Megjithatë, Torregrosa i hap shumë punë. Ka disa momente shpërqendrimi”, shkruhej në vlerësimin e “Eurosport” për Kumbullën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco