Sezoni më i mirë i karrierës për Sergio Ramos, rekordet që po thyen

Sezoni më i mirë i karrierës për Sergio Ramos, rekordet që po thyen

09:50, 06/07/2020

Është mbrojtës, por Sergio Ramos po kryen edhe detyrat e një sulmuesi te Reali.

Kapiteni i Real Madridit, edhe pse mbrojtës, është golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër këtë edicion, pas Karim Benzema.

Për 34-vjeçarin ka qenë një sezon ëndrrash, pasi po shijon statistikat më të mira në karrierë, teksa ka thyer edhe rekorde.

Ai është bërë mbrojtësi me më shumë gola në histori të La Ligës, ku po kalon edicionin më të mirë në karrierë me 10 gola në La Liga.

Më shumë gola në një sezon Ramos kishte realizuar në vitin 201 ( 7 gola).

Këtë shifër e arriti me golin e radhës kundër Athletic Bilbaos, ku Reali fitoi 1-0.

Në total, për gola të shënuar në të gjitha garat, Ramos gjithashtu po e shijon sezonin më të mirë në karrierë, pasi ka shkuar në total 12 gola, ndërsa rekordin e kishte 11.

Me golin kundër Bilbaos, edhe pse është mbrojtës, ai shkoi në kuotën e 96 finalizimeve me fanellën e Real Madridit.

Ai gjithashtu është bërë lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e Realit, me 647, për të kaluar Santillana (645) dhe tani ka para Raul (741), Casillas (725) dhe Sanchis (710).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco