Klopp e thotë troç: Ky është trajneri më i mirë i kësaj epoke...

Klopp e thotë troç: Ky është trajneri më i mirë i kësaj epoke...

17:18, 04/07/2020

Jurgen Klopp ka thurur elozhe për Pep Guardiolën.

Një nga rivalitetet më të mëdha në vitet e fundit në futboll, në konkurrencën e trajnerëve, ka qenë ajo mes Klopp dhe Guardiolës. Pasi rivalizuan njëri-tjetrin në Gjermani, dyshja u përballen edhe në Premierligë, ku të dy patën sezonet e tyre dominuese.

Megjithatë, Klopp nuk heziton ta pranojë se Guardiola është trajneri më i mirë i kësaj epoke.

“Unë respektoj Guardiolën që ai po bën. Kur përballemi unë dua që ta mposht. Por, unë nuk kam asnjë problem për të thënë mendimin tim 100% të sinqertë se ai është trajneri më i mirë i epokës sonë. Nuk është problem për mua. Kjo nuk më ulë vetëbesimin”, ka thënë Klopp.

Klopp ka fituar luftën e këtij sezoni në Premierligë, duke u shpallur kampion me Liverpool, por në ndeshjen e parë si kampion, ai u gjunjëzua nga Guardiola, duke pësuar humbje të thellë me rezultatin 4-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco