Real Madrid 'i gjithi në sulm' për Zaniolon

Real Madrid 'i gjithi në sulm' për Zaniolon

15:09, 04/07/2020

Real Madrid thuhet se do të provojë gjithçka për futbollistin e Romës, Nicolo Zaniolo, i cili do të kushtojë të paktën 50 milionë euro.

Zaniolo është rikthyer në stërvitje këtë javë te Roma, por mediat në Spanjë paralajmërojnë se 21 vjeçari së shpejti mund t’i drejtohet Madridit.

Kjo pasi Reali do të bëjë gjithçka për të sjellë atë në sezonin e ri, duke rivalizuar Juventusin për nënshkrimin e tij.

Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane ka ndryshuar politikën e transferimit në sezonet e fundit, duke u përqendruar më shumë te lojtarët e rinj premtues.

Zaniolo ka edhe katër vite kontratë me Romën, por problemet financiare të skuadrës italiane, mund të bëjnë që të heqin dorë nga talenti i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco