Në Spanjë janë të sigurt: Mbrojtësi i Milanit ka arritur akordin me Atleticon

Në Spanjë janë të sigurt: Mbrojtësi i Milanit ka arritur akordin me Atleticon

14:03, 04/07/2020

Futbollisti i Milanit, Alessio Romagnoli ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira këtë sezon me skuadrën kuqezi, duke tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të njohura evropiane.

Mes tyre ishte edhe Atletico Madrid, të cilët sipas mediave spanjolle e ka fituar garën me klubet e tjera.

 “Don  Balon” raporton se Romagnoli ka arritur marrëveshjen me klubin madrilen dhe javës tjetër pritet të firmos me ta.

Skuadra e Atletico Madrid mund ta mbyllë këtë operacion për shifrën e 50 milionë eurove.

25-vjeçari arriti 5 vite më parë tek Milani nga Roma për 25 milionë euro. Që kur u transferua tek kuqezinjtë Romagnoli ka luajtur thuajse çdo ndeshje titullar ku grumbullon rreth 200 ndeshje me klubin italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco