Të gjithë pilotët, skuadrat dhe personeli i Formula 1 kanë rezultuar negativ pas testeve të kryera për Covid-19.
Ka qenë vetë Formula 1 dhe FIA që e kanë komunikuar lajmin ku mes 26 qershorit dhe 2 korrikut ishin testuar mbi 4 mijë persona.
“FIA dhe Formula 1 mund të konfirmojnë se mes të premtes 26 qershor dhe të enjtes 2 korrik, 4032 shoferë, ekipe dhe anëtarë stafi janë testuar për COVID-19”. Nga këto, të gjitha rastet janë negative”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Kujtojmë që gara e parë e këtij viti do të zhvillohet këtë të dielë në Austri, pas një vonese të gjatë shkak të pandemisë koronavirusit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: