E konfirmon shefi i Bayern Munich, kjo është e ardhmja e Alcantaras

E konfirmon shefi i Bayern Munich, kjo është e ardhmja e Alcantaras

12:02, 04/07/2020

Ishte përfolur shumë në media që Thiago Alcantara dëshiron largimin nga Bayern Munich, por ky lajm tashmë konfirmohet nga shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl Heinz Rummenigge i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se mesfushori dëshiron të provojë një aventurë të re.

 “Thiago Alcantara dëshiron të provojë një aventurë të re dhe ne nuk duam ta humbasim me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Jam shumë i qartë në këtë që po them. Nëse dëshiron të largohet, do të na duhet të negociojmë për shitjen e tij. Liverpool? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me këtë klub. Thiago është lojtarë i nivelit të lartë. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje financiare të pranueshme për ne.

Havertz? Ndodhemi përpara një sfide të madhe financiare. Edhe nëse do të donim ta blinim sivjet këtë lojtar, nuk do kishim asnjë mundësi“, deklaron Rummennige.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco